LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për klasat online në BONEVET

Hapet aplikimi për klasat online në BONEVET

Muaji shtator shënon fillimin e vitit të ri shkollor dhe një fillim të ri për fëmijët.

Tri qendrat e BONEVET do të nisin klasat e reja online për fëmijë, ku pjesë e këtyre aktiviteteve edukative mund të jenë të gjithë fëmijët nga mbarë Kosova.

Duke adaptuar aktivitetet online, BONEVET ka krijuar një planprogram të përshtatshëm që fëmijët të mësojnë nga shtëpitë e tyre duke kombinuar lojën dhe teknologjinë por edhe duke krijuar shoqëri të reja me fëmijë të qyteteve të ndryshme.

Klasat online që ofron BONEVET në shtator janë: 

– Origami [(5 vjeç) & (6-7 vjeç) & (8-9 vjeç)]  orare të ndryshme

– Scratch [(5-6 vjeç) & (6-7 vjeç) & (8-10 vjeç)] orare të ndryshme

– Art (6-7 vjeç)

– Matematika Inspiruese [(7-8 vjeç) & (8-10 vjeç) & (11-12 vjeç)] orare të ndryshme

– 3D Dizajn (11-14 vjeç) orare të ndryshme

– Ruby (10-13 vjeç) orare të ndryshme

– Python (11-14 vjeç) orare të ndryshme

– Dialog me Natyrën (8-9 vjeç) orare të ndryshme

Qëllimi kryesor i BONEVET është që fëmijët të jenë të sigurt, por njëkohësisht të mos iu mungojë edukimi i mirëfilltë.

Për t’u regjistruar dhe për të lexuar më tepër rreth klasave të BONEVET, aftësive që fëmijët do të fitojnë nga secila klasë, orarit dhe detajeve tjera atëherë klikoni në linkun: https://www.bonevet.org/klasat-online-bonevet/

Artikull i sponzorizuar