Hapësirat e pakta, tre klube duan huazimin e Endrick në janar

Sulmuesi brazilian Endrick, i cili deri më tani ka gjetur pak hapësira te Real Madrid, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit, me tre klube evropiane që tashmë kanë shfaqur interes për huazimin e tij.
Trajneri i madrilenëve, Xabi Alonso, ka shpjeguar mungesën e minutave për talentin 19-vjeçar:
“Ai po stërvitet shumë mirë pas dëmtimit dhe është vetëm çështje gjetja e momentit të duhur në një ndeshje që ai të jetë në gjendje të dalë në fushë. Ai ka instinkt shënimi goli dhe një gjuajtje të fuqishme. Konkurrenca është e fortë, por koha e tij do të vijë", tha Alonso.
Që nga rikuperimi i dëmtimit, Endrick ka luajtur vetëm pesë ndeshje (katër në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve), të gjitha nga stoli, dhe nuk ka arritur të shënojë minuta të vazhdueshme. Për një lojtar të moshës së tij, kohë loje dhe përvojë janë thelbësore, ndaj një huazimi në janar duket gjithnjë e më i mundshëm.

Sipas Sport, tre klube kanë shprehur gatishmërinë për të marrë Endrick: West Ham, Valencia dhe Real Sociedad.
Të tre klubet, që aktualisht nuk po kalojnë sezonin më të mirë, do të ishin të kënaqur të përfitonin nga talenti i brazilianit, i cili deri më tani ka regjistruar 7 gola dhe 1 asist në 37 ndeshje zyrtare me Los Blancos.
Shumë shpejt do të shihet nëse Endrick do të qëndrojë duke luftuar për minutat te Real Madrid apo do të nisë një aventurë huazimi për të fituar përvojë dhe konsistencë. /Telegrafi/




















































