LAJMI I FUNDIT:

Hapen punimet e konferencës “Java e Albanologjisë”

Hapen punimet e konferencës “Java e Albanologjisë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të konferencës tradicionale vjetore “Java e Albanologjisë 7/2016”, ndërsa tha se kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arriturave shkencore.

Në konferencën e shtatë me radhë do të prezantojnë rreth 135 studiues e punonjës shkencorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të rajonit e botës.


“Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arriturave shkencore të shkencëtarëve të rij dhe albanologëve, të cilët çdo vit promovojnë punën e vet shkencore, këmbejnë përvoja dhe ngrisin standardet e studimeve për albanologjinë. Kjo konferencë gjithashtu është një mundësi që të krijojmë standarde kombëtare dhe të punojmë për internacionalizimin e studimeve për albanologjinë”,  tha ministri Bajrami.

Ai po ashtu tha se në mbështetje të Qeverisë së Kosovës do të vazhdojnë të forcojnë studimet për Albanologjinë atu ku ekzistojnë, ndërsa aty ku nuk ekzistojnë t’i hapin katedrat, ta promovojnë në  universitetet verore me kurse të veçanta që duhet të ofrojnë je vetëm në Zarë, por edhe në Zagreb, Sofie dhe vende tjera, në mënyrë që të dëshmohet se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të lashta e cila ju ka përshtatur trendëve aktuale dhe standardeve.

“MASHT do të vazhdojë të mbështesë Institutin Albanologjik, i cili është shumë aktiv jo vetëm përmes  botimeve individuale por edhe përmes konferencave  dhe do të inkurajojmë studiuesit e rij që të zhvillojnë aktivitete në fusha kërkimore shkencore të cilat janë më interes të veçantë”, tha ministri Bajrami.

Ndryshe, “Java e Albanologjisë”, do të zgjasë  5 ditë, ndërsa sipas drejtorit të Institutit të Albanologjisë,  Hysen Matoshi është planifikuar që gjatë këtyre ditëve të prezantohen 135 punime shkencore nga studiues të fushave të ndryshme, ndërkaq u bë e ditur se gjatë vitit 2015 janë botuar 25 tituj shkencorë nga autorë të ndryshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori