LAJMI I FUNDIT:

Hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin, Varhelyi: Të përkushtuar të sjellim rajonin brenda BE-së

Hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin, Varhelyi: Të përkushtuar të sjellim rajonin brenda BE-së

Komisioner i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar sot në ditën e në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

Në një postim në Twitter, Varhelyi ka theksuar se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në familjen evropiane.


“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” Varhelyi u shpreh.

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së
Lexo po ashtu Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

Ndërkohë kujtojmë se në orën 11:00 nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërmarrin sot hapin e madh pas shumë vitesh pritje.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE gjatë tre dekadave të fundit ka ecur në një rrugë të vështirë. Tirana u detyrua të presë tre vjet për të marrë vendimin pozitiv të Brukeslit për mbajtjen e konferencës ndërqeveritar që hap rrugën e diskutimeve mbi kornizën negociuese dhe shënon zyrtarisht çeljen e negocitave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në Shqipëri procesi i integrimit evropian konsiderohet thelbësor për zhvillimet demokratike. Rrugëtimi ka qenë dhe mbetet i vështirë në këto 30 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, më kthesa dhe zhvillime të papritura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori