Hani vazhdimisht edhe atëherë kur nuk jeni fare të uritur? Ky është një problem!
Si mund ta njohim momentin në të cilin hamë për të fshehur emocionet tona?
Shumë do të thoshin se ushqimi është ilaç për shpirtin, por ekspertët nuk mendojnë kështu. Për shkak të atyre që zgjidhin disa probleme të tjera me ushqimin, lindi termi “ngrënia e tepërt emocionale”.
Uria fiziologjike është e natyrshme, mirëpo përveçse kemi ngrënë tri vakte, disa dhe dy mesvakte, kemi nevojë për të ngrënë vazhdimisht ushqim.
Ne nuk jemi të uritur fiziologjikisht, por jemi të uritur emocionalisht. Kjo nevojë për të futur vazhdimisht diçka në trup lind, sepse kur ndiejmë një emocion, duke marrë kafshata ushqimi, ai emocion zhduket.
Kjo është arsyeja pse ushqimi është një mënyrë për të shtypur, përkatësisht për të reduktuar ose eliminuar plotësisht emocionet që nuk na pëlqejnë, transmeton Telegrafi.
Kur kemi uri natyrale, fiziologjike, mund ta lëmë për më vonë. Në atë moment duhet të hamë diçka, zakonisht një lloj ushqimi të caktuar.
– Pas marrjes së atij ushqimi, njeriu ndihet i qetë. Ky është dallimi kryesor mes urisë fiziologjike dhe emocionale”, shpjegojnë psikoterapeutët.
Me ushqim mbushim boshllëkun brenda nesh, trishtimin, mungesën e dashurisë, nevojën për afërsi, frikën, zemërimin…, gjithçka që shkakton parehati në një moment.
Ëmbëlsirat janë zgjedhja më e zakonshme për teprimet emocionale. Hulumtimet thonë se nevoja për ëmbëlsira lidhet me nevojën për dashuri dhe nevojën për afërsi. Disa ushqime provokojnë kujtimet e disa momenteve të jetës kur jemi ndjerë mirë. Nga ana tjetër, ushqimi na jep ndjesinë që na mungon në jetë. Sepse ushqimi është ilaç për shpirtin dhe është më i përhapuri.
Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se për ta kthyer peshën trupore në normalitet, duhet të gjejmë shkakun, pra të gjejmë saktësisht se cilat emocione i eliminojmë me ushqim.
Duhet të kemi parasysh se kemi ushqim parësor dhe dytësor, atë që vjen në pjatë. Ushqimi kryesor është dashuria, marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, karriera, aktiviteti fizik, shpirtërore, marrëdhëniet me miqtë. Dhe kur kemi mjaft ushqim primar në jetën tonë, ne kemi nevojë për më pak ushqim në pjatën tonë.
Dieta ndikon dhe ajo që rekomandohet është që ta bëjmë në të njëjtën kohë. T’i drejtohemi një eksperti me të cilin do të përcaktojmë shkaqet e teprimit emocional, për ta eliminuar atë dhe në të njëjtën kohë zbatimin e një diete, rritjen e aktivitetit fizik.
E gjithë kjo së bashku do të çojë në rezultate, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, nuk do të kthehet nevoja për teprime emocionale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri