Në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se duke investuar në projektet infrastrukturore, nacionale do të shkurtohet rruga për në Bashkimin Evropian.
“Procesi i Berlinit ishte krijimi i një liste me projekte infrastrukturore. Projektet e identifikuara do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit tonë dhe do të shpejtojnë rrugën tonë drejt integrimit” tha Hoxha.
Ministri i Financave Bedri Hamza tha se janë në identifikimin e projekteve. Sipas tij janë nënshkruar marrëveshje për rehabilitimin e linjës hekurudhore, dhjetë me bashkëfinancim me BERZh.
“Kjo linjë lidh Kosovën nga porti i Selanikut. Unë kam kërkuat nga BERZh që ky projekt të fillojë së implementuari. Ministria e Financave është e përkushtuar për realizimin e këtij projekti madhor që rimëkëmb transportin hekurudhor. Çdo vonesë do ta dëmtojë Kosovën. Kërkoj nga institucioni inplementues të fillojë sa më shpejt me implementimin e projektit. Është jashtëzakonisht i nevojshëm funksionimi i kësaj linje. Projektet tjera të dala nga lista prioritare për të cilat është siguruar financimi janë projekti për ndërrimin e rrugës Prishtinë- Peje për pjesën e mbetur. Projekti i radhës që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit Ibër- Lepenc dhe projekti për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza. Hamza si dy shembuj të suksesit ka përmendur Ngrohtoren e Prishtinës dhe Fabrikën e ujit në Shkabaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City