Që nga sot, bizneset private në Kosovë nuk do të paguajnë TVSH-në ende pa e shitur mallin e tyre, pasi që nga 1 janari i këtij viti ka filluar implementimi i politikave të reja fiskale.
Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Bedri Hamza pas një takimi që pati me përfaqësues të Asociacionit të bizneseve në Kosovë, ku u bisedua për politikat e reja fiskale dhe ndikimin e tyre të të bërit biznes.
Hamza tha se politikat e reja fiskale kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa në strategjinë e politikave fiskale është edhe kalimi i TVSH-së nga kufiri në brendi, gjë që do të ndikojë pozitivisht për sektorin privat në vend.
Ai theksoi se tashmë ka mbetur që bizneset të marrin dokumentet e nevojshme në mënyrë që më pas të lirohen nga lënda bazë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se agjenda ekonomike nuk ka alternativë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që po krijohen kushte për zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht sektorin prodhues.
“Ajo çka e bën të veçantë këtë proces është fakti se në projeksionet buxhetore është paraparë rritja dhe mbështetja në arsim, teknologji e të tjera, që tregojnë hapa të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, tha ai.
Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se derisa shteti po krijon lehtësira, është përgjegjësi edhe për bizneset që të jenë pjesë e përgjegjësisë kolektive.
Ndërkaq, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se masat e marra janë shumë të rëndësishme, porse ka ende për t’u bërë. Teksa theksoi se çdo euro e kursyer nënkupton rritje të investimeve dhe rritje të mirëqenies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron