LAJMI I FUNDIT:

Hamza i përgjigjet Daçiqit për borxhet: Kosova nuk merr obligime pas viteve të 90-ta

Hamza i përgjigjet Daçiqit për borxhet: Kosova nuk merr obligime pas viteve të 90-ta

Ministri i Financave në një bisedë për Telegrafin ka thënë se Republika e Kosovës i ka marrë të gjitha obligimet për borxhet ndërkombëtare të cilat janë të faktuara dhe të vërtetuara me dokumente origjinale. Por sipas tij, Kosova nuk merr përsipër pagesën e borxheve të cilat janë marr pas viteve të 90-ta nga Serbia.

“Kosova të gjitha obligimet financiare të ratifikuara nga organet legjitime në periudhën para okupimit të Kosovës i ka marr për obligim dhe i servison me kokë, njëra prej tyre është kredia e Bankës Botërore të cilën e kemi negociuar dhe jemi duke e paguar. Borxhet që vërtetohen që janë të Kosovës, Kosova i pranon obligimet ndërkombëtare”, tha ministri Hamza.

Ai ka thënë se pretendimet e Serbisë për borxhet e Kosovës, asnjëherë nuk janë faktuar.

“Por atë çështje (borxhet) nuk janë biseduar asnjëherë në tavolinë dhe nuk është faktuar që janë borxhe të Kosovës”, ka thënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

Daçiq pretendon se Serbia i ka paguar 700 milionë euro të borxhit të Kosovës
Lexo po ashtu Daçiq pretendon se Serbia i ka paguar 700 milionë euro të borxhit të Kosovës

Ministri ka thënë se Republika e Kosovës nuk merr obligime për borxhet pas viteve të 90.

“Po flasim për një kredi që është e Bankës Botërore, ndërsa për marrëveshjet e tjera financiare duhet të shikohen dokumentet origjinale nga kush janë marr, në cilën periudhë janë marrë ku janë ratifikuara. Sepse nëse ato janë marr pas viteve të 90, Kosova nuk merr obligim. Nëse i kanë marrë për t’i financuar nevojat e veta, për luftë ne emër të Kosovës ato nuk i kemi obligim”, ka thënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

Kurse, sipas B92, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro të borxhit të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kur duhet paguar borxhet, atëherë janë pjesë e Serbisë, kur ata duhet të rrëmbejnë pasuritë, atëherë janë një shtet të pavarur”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd. /Telegrafi/