LAJMI I FUNDIT:

Hamza pas takimit me Lajçakun: Kam pikëpyetjet e mia lidhur me draftin për Asociacionin

Hamza pas takimit me Lajçakun: Kam pikëpyetjet e mia lidhur me draftin për Asociacionin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë.

Ai tha se folën edhe për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaqërisht në veri.


Hamza tregoi se me Lajçakun diskutuan edhe për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit si dhe për progresin e arritur gjatë viteve.

“Gjjithsesi se ka qenë temë çështja e Urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushteuta e të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e të gjithë qytetarëve, mallrave dhe gjithçka tjetër. Kemi bisedu edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve, por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në këtë pjesë të Kosovës.”, tha ai.

Sipas tij, duhen veprime që të krijohen kushte që të ketë liri për lëvizjen e qytetarëve pa pengesave dhe mallrave normalisht.

Lajçak nga Mitrovica:  Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë
Lexo po ashtu Lajçak nga Mitrovica:  Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë

Hamza foli edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është prezantuar në takimin e 2 majit në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti.

“Tash është prezantu një draft-statut, i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutu, por jo diçka ma shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definu në ditët në vijim dhe të ardhmen. Është prezantu një dokument tash ta them të drejtën a ka qenë rruga për me shku deri aty unë i kam pikëpyetjet e mia, por është një diçka që ka me ndodhë në progres.”, shtoi ai.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori