Pagat në sektorin publik duhet të rregullohen me ligj, thotë ministri i Financave Bedri Hamza. Iniciativa që kjo çështje të rregullohet më ligj është e kamotshme, por që nuk ka gjetur ende zbatim.
Por sipas shefit të kuletës së shtetit, pagat nuk mund të rregullohen me vendim të veçantë, ndonëse ditë më parë kreu i ekzekutivit morri vendim që të rrisë pagën për vete dhe një pjesë të stafit të tij.
Rritja e pagës së kryeministri do të ndikoj edhe rritjen e pagave në sektorë të tjerë. Prandaj Hamza, tha se patjetër është i nevojshëm nivelizimi sepse për punën e njëjtë paga është e ndryshme edhe në ministri e Qeveri.
Hamza paralajmëron se nivelizimi i pagave do të sjell edhe uljen e pagës nëse vlerësohet se janë kaluar limitet e lejuara. “Nëse kjo fushë nuk rregullohet me ligj atëherë po e them me përgjegjësi është fushë e parregullume, ka pabarazi ka njerëz që për punë të njëjta, për punë të ngjashme paguhen ndryshe ka edhe për brenda ministrisë edhe brenda qeverisë, prandaj kjo reformë e rregullon komplet krejt sistemin e sektorit publik t’u e përfshi edhe kuvendin, edhe presidencën edhe qeverinë”, sqaroi Hamza për Ekonomia Online.
“Ndoshta dikujt do t’i rritet paga për shkak të nivelizimit për shkak të trajtimit korrekt të kësaj çështje por ka raste nëse dikush i ka kaluar limitet e mjaftueshme ka me pas efektin edhe me zvogëlimin e pagës. Mirëpo nuk mendoj që çështja e pagave në sektorin publik nuk mund të rregullohet me vendime të veçanta duhet të rregullohet me ligj qysh e kanë shumica e shteteve të rregullime dhe duhet të ketë edhe Kosova, ka pasur tentativa disa herë për këtë çështje, por besoj që është koha e fundit shërbimi publik tu e përshi shërbimi civil, shëndetësinë, policinë dhe të gjitha të tjerat të rregullohen me ligje dhe të kenë një trajtim korrekt, brenda sistemit publik”, tha ministri.
Hamza thotë se çdo rritje e pagave ndikon negativisht në buxhetin e shtetit ngase rriten shpenzimet, por që kjo është pjesë e obligimeve që kanë marrë institucionet, raporton EO.
Madje ai tha se edhe numri i madh i ligjeve që kanë qëllim vendosjen e rregullit në Administratën Publike, edhe pse kanë kosto buxhetore duhet miratohen ngase janë obligime që Kosova ka marrë nga MSA.
“Çdo vendim i cili ka kosto ka impakt negativ në buxhetin e Kosovës dhe ndikon në buxhetin e Kosovës, i rrit shpenzimet e buxhetit të Kosovës. Unë besoj dhe është pjesë e obligimeve tona që kanë marrë institucionet e vendit tonë që të shtyjmë përpara reformën e administratës publike”.
“Ne kemi folur gjatë për disa ligje që duhet të aprovohen, unë si ministër i Financave edhe në supozimin që këto ligje kanë kosto shtesë ministria e Financave do t’i përkrahë me qëllim që të krijojmë një rregull dhe një rend në sektorin publik. Ligjet që janë në strategji legjislative dhe cilat ka marrë obligim ministria e Administratës Publike, Qeveria e Republikës së Kosovës janë pjesë e marrëveshjes së MSA-së që të shtyhen përpara unë besoj se do të adresohen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën