Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila po mbahet për shpenzimet e Qeverisë, ka thënë se nuk dallon shumë struktura dhe vlera e shpenzimit të rezervës.

Hamza ka thënë se do t’i bëjnë transparente të gjitha shpenzimet.

Selmanaj: Kjo Qeveri në vend se të shkruajë, po vjedh me laps Selmanaj: Kjo Qeveri në vend se të shkruajë, po vjedh me laps

“Nuk jam këtu për ta mbrojtur mënyrën për shpenzimin e parasë publike jashtë rregullave. Kur flasim për shpenzimin e rezervës, i kam të dhënat historike, që ka qenë diku 8 milionë euro ndër vite. Nëse e shohim strukturën e shpenzimeve, nuk dallon nga viti në vit. Nuk dallon shumë në strukturë dhe vlerë. Nuk kemi përkeqësim të asnjë segmenti apo faktor makroekonomik”, ka thënë ministri Hamza.

Hadërgjonaj: Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal Hadërgjonaj: Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal

Ai ka shtuar ka rritje të vazhdueshme të të hyrave në buxhetin e vendit.

“Kemi një rritje të vazhdueshme të të hyrave të buxhetit të Kosovës, gjithashtu kemi rritje të investimeve kapitale, ku pas shumë viteve e kanë arritur nivelin e 500 milionë eurove. Sa i përket ligjshmërisë së shpenzimeve është edhe auditori. Për shënimin e pavarësisë janë ndarë 500 mijë euro, presim që t’i marrim të dhënat që t’i bëjmë transparente”, ka shtruar ai. /Telegrafi/