LAJMI I FUNDIT:

Hadërgjonaj: Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal

Hadërgjonaj: Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal

Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal, kështu është përgjigjur deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, deputetit të LDK-së, Driton Selmani.

Ky i fundit ka akuzuar qeverinë se po vjedh me laps.

“Në vend që të shkruaj me laps këta vjedhin me laps”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj: Kjo Qeveri në vend se të shkruajë, po vjedh me laps
Lexo po ashtu Selmanaj: Kjo Qeveri në vend se të shkruajë, po vjedh me laps

Ndërsa, Hadërgjonaj ka thënë se ky shpenzim nuk rrezikon shtetin.

“Me shpenzimin e rezervës nuk rrezikohet stabiliteti makrofiskal dhe nuk rrezikohet shteti. Nëse i referohemi historikut të mjeteve të shpenzimeve të parapara nga viti 2013 është e njëjta. Në vitin 2016 janë shpenzuar 7.2 milionë euro, në vitin 2017 kanë qenë 7 milionë euro, ndërsa në vitin 2018 ky shpenzim ka qenë 4.2 milionë euro”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ajo ka thënë se problemi i KOSTT-it është trashëguar nga qeveria e kaluar.

Nis seanca e jashtëzakonshme për shpenzimet e rezervave shtetërore nga Qeveria (Video)
Lexo po ashtu Nis seanca e jashtëzakonshme për shpenzimet e rezervave shtetërore nga Qeveria (Video)

“Shqetësimet tona i kemi ngritur që paraja publike të planifikohet mirë, përmes kodeve buxhetore. Është bërë shumë zhurmë për këtë fond. Siç e dini vitin e kaluar janë ndarë 1 milion euro për KOSTT, një problem i trashëguar nga qeveria e kaluar. Angazhimi ynë është të jap llogaridhënie dhe çdo shpenzim të jetë çdo pjesë e planifikimit”, tha ajo. /Telegrafi/