LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Nëse nuk votohet buxheti, s’ka pagesa

Hamza: Nëse nuk votohet buxheti, s’ka pagesa

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka folur pëpër pasojat nëse nuk votohet Buxheti i vitit 2019.

Hamza ka thënë se nëse deputetët nuk e votojnë Ligjin për buxhetin, vendi futet në një gjendje të vështirë.


”Lus të gjithë deputetët që të votohet buxheti. Mosvotimi i buxhetit, vendi shkon në situatë jashtëzakonisht të vështirë – futet në vështirësi. Nuk ka pagesa. Nuk jam për të paragjykuar se kur mund të ndodhin zgjedhjet dhe si do të ndodhin ato”, ka thënë Hamza në Klan Kosova.

Ai tutje ka deklaruar se kërkesat e PSD-së kanë qenë për t’i përmirësuar disa apekte, duke përmendur reformën pensionale.

Hamza është shprehur optimist se në fund do të sigurohen votat për ta votuar buxhetin.

“Nëse vjen situata me shku në zgjedhje, nëse s’ka buxhet s’ka vendim për shtyrjen e buxhetit as paret për t’i organizuar zgjedhjet s’ke për me pagu. Ka para por s’lejon ligji. Dua të besoj që edhe kërkesat e PSD-së kanë qenë më tepër për t’i përmirësuar disa gjëra, edhe për reformën pensionale edhe me dhënë kontributin e vet sa i përket Administratës Publike”, deklaroi  Hamza.

Ndryshe, në mesin e kërkesave nga PSD-ja është edhe shkarkimi i Nenad Rikalos.