Ministri i Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për rishikimin e buxhetit, sigurimin e mjeteve për pagesën e Veteranëve të UÇK-së – po ashtu ai ka premtuar se do të ketë rritje të pagave për shërbyesit civilë të cilët paguhen nga buxheti i shtetit.
Sipas tij, gjatë mandatit të kaluar qeverisës nuk ka pasur planifikim të mirë të shpenzimeve.
Madje, siç ka thënë ai, edhe buxheti i planifikuar prej 2 miliardë eurove për vitin 2017, nuk ka qenë i mirë planifikuar pasi që me rishikim të buxhetit kjo shumë do të ulët në 1.8 milion euro.
Ministri Bedri Hamza i cili menaxhon me kuletën e shtetit ka thënë se i është dashur që t’i gjejnë rreth 100 milionë euro për t’i mbuluar mungesat buxhetore.
“Bilanci bankar kur e kam pranuar detyrën e ministrit të Financave ka qenë 467 milionë euro, por ky bilanc nuk krahasohet në këtë mënyrë. Këto para nuk janë rezultat i ndonjë mbi përformance, por ka ardhur për shkak të mos planifikimit të mirë dhe situatës së krijuar në vend pas zgjedhjeve”, tha ai.
Hamza ka thënë se rishikimi i buxhetit në aspektin teknik dhe profesional është kryer.
“Flasim këtu për një shumë prej rreth 100 milionë eurove që është dashur t’i mobilizojmë. Prej tyre, rreth 27 milionë për kategoritë e dala nga lufta, rreth 50 milionë shtesë për Autostradën Prishtinë–Hani i Elezit, vendimet gjyqësore, çështja e pasaportave, zgjedhjet lokale. Buxheti nuk ka mundësi të realizohet ashtu siç është planifikuar në shumë prej 2 miliardë eurove, por me rishikim buxhetin për këtë vit do ta kemi 1.8 miliard euro”.
Por sipas tij, edhe me rishikim nuk është bërë zgjidhja e plotë për autostradën Arbër Xhaferi.
“Nevojiten 70 milionë euro, ne kemi arritur t’i mobilizojmë 50 milionë euro, pas 1 tetorit priten të rialokohen edhe 20 milionë euro pasi kjo lejohet edhe me ligjin e buxhetit”.
Ai edhe një herë e ka rikonfirmuar se do të ketë rritje të pagave, por e cila do të bazohet sipas rritjes ekonomike.
“Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike nominale dhe mbi bazë të kësaj do të krijohet dhe buxheti për vitin 2018. Fokusi i ynë do të jetë mbështetja për sektorin privat. Do të fillojmë me masa të cilat do të prodhojnë rezultate”, thekson ministri Hamza.
Hamza ka thënë se për shkak të zgjedhjeve, Kosova nuk ka arritur që të hyj në program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), por tash pas formimit të institucioneve presin marrëveshje të re me FMN-në pasi që muajin tjetër do të vije edhe një delegacion i këtij institucioni.
Ai ka folur edhe rreth bashkimit të Doganave dhe ATK-së duke shtuar se kjo do të ndodh, por do të gjendet një model i mirë. Ai ka premtuar se me bashkimin e këtyre institucioneve nuk do të metët askush i pa punë.
Ish-Guvernatori i BQK-së ka folur edhe për sistemin bankar si dhe për kthimin e mjeteve nga fondi i privatizimit i cili mbahet jashtë vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak