LAJMI I FUNDIT:

Hamza: BERZH ka mbështetur zhvillimin e Kosovës me projekte kualitative

Hamza: BERZH ka mbështetur zhvillimin e Kosovës me projekte kualitative

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux, ku e njoftoi për gjendjen makroekonomike në vend.

Gjatë takimit, ministri Hamza theksoi rëndësinë e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik në vend dhe për këtë shprehi përkushtimin e Ministrisë së Financave për të implementuar reforma që do të stimulojnë prodhuesit dhe do të targetojnë eksportuesit për të ndryshuar bilancin tregtar në vend. Sektori i shërbimeve ka një potencial për zhvillim të mëtutjeshëm dhe zvogëlim të deficitit tregtar.


Sipas Hamzas, për Kosovën është jetike krijimi i kushteve për bizneset, si dhe ofrimi i qasjes në financim sa më kualitativ dhe me kushte sa më të volitshme.

Ndërsa, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux, shprehi gatishmërinë për të mbështetur Kosovën edhe më tutje me financimin e projekteve të ndryshme të cilat janë jetike për vendin.

Ai me këtë rast tha se që nga anëtarësimi i Kosovën në BERZH në vitin 2012, BERZH-i dhe Kosova kanë arritur marrëveshje të shumta për projekte të ndryshme në sektorin financiar, rrugor, hekurudhor dhe transport publik dhe pritet që në të ardhmen të ketë marrëveshje dhe bashkëpunim edhe për sektorë të tjerë.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha për Ballkanin perëndimorë në BERZH Zsuzsanna Hargitai dhe Shefi i zyrës së BERZH-it në Kosovë Neil Taylor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori