LAJMI I FUNDIT:

Hamas paralajmëron anulimin e zgjedhjeve palestineze, fajëson Izraelin

Hamas paralajmëron anulimin e zgjedhjeve palestineze, fajëson Izraelin

Përpara një anulimi të mundshëm të zgjedhjeve palestineze, lëvizja islamike Hamas ka paralajmëruar se do ta mbajë Izraelin përgjegjës.

Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, nuk bie dakord për një shtyrje ose anulim të zgjedhjeve të planifikuara për 22 maj, është thënë në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje.

Organizata gjithashtu tha se ishte e papranueshme të mbaheshin zgjedhjet pa votim në Jerusalemin Lindor, shkruan dpa, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti palestinez Mahmoud Abbas ishte planifikuar të takonte përfaqësuesit e disa grupeve palestineze në Ramallah të enjten në mbrëmje.

Por Hamas tha se nuk do të merrte pjesë në takim.

Ndërkohë ka pasur spekulime se Abbas mund të njoftojë – pas takimit – një shtyrje të zgjedhjeve të para në më shumë se 15 vjet.

Arsyeja zyrtare: sipas burimeve palestineze, Izraeli nuk i është përgjigjur kërkesës së Autoritetit Palestinez për të lejuar që votimi të mbahet në pjesën lindore të Jerusalemit me shumicë arabe përveç Territoreve Palestineze.

Statusi i qytetit është një nga pikat kryesore të grindjeve në konfliktin e Lindjes së Mesme: Izraeli pretendon Jerusalemin si “kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandashëm”, ndërsa palestinezët mbajnë pretendimet e tyre për Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tyre.

Sidoqoftë, vëzhguesit e shohin çështjen e Jerusalemit si një pretekst të mundshëm për një anulim sepse një fitore për Fatahun e ndarë konsiderohet e pasigurt.

Në sondazhet e fundit, dy të tretat e të anketuarve shprehën pakënaqësi me presidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori