LAJMI I FUNDIT:

Halo Infinite, prezantohet loja e shumëpritur

Halo Infinite, prezantohet loja e shumëpritur

Për herë të parë mund të shihni se si është loja Halo Infinit, e cila është prezantuar në një video prej 8 minutash. 

Loja mjaft e luajtur Halo, tani ka prezantuar serinë e re të lojërave Halo Infinit, një lojë e shumëpritur nga adhuruesit e saj, transmeton Telegrafi.

Lojë zhvillohet në 60fps në Xbox Series X, transmeton Telegrafi.

Loja tashmë ka një botë më të madhe në krahasim me lojërat tjera, po ashtu ka edhe armë të reja, në krahasim me lojërat që ishin lëshuar më herët nga kjo kompani.

Ekziston edhe një unazë e re misterioze Halo.

Sipas zhvilluesve të lojës, është shumë më e madhe se bota e lojës së dy lojërave të fundit Halo të kombinuara.

Ata premtojnë se Infinite do t’u japë lojtarëve më shumë liri se kurrë për të eksploruar unazën.

Lojtari gjithashtu duhet të jetë në gjendje të gjejë shpërblime të fshehura.

Përveç kësaj, ju duhet të jeni në gjendje të sulmoni bazat e armikut në mënyra krejt të reja.

Halo Infinite planifikohet të dalë në treg me Xbox Series X më vonë këtë vit. /Telegrafi/