LAJMI I FUNDIT:

Hallet e pesë politikanëve dhe dhjetë milionë shqiptarëve

Një karrige presidenti ka bërë që në një muaj të rizbulohet sërish fytyra e vërtet e atyre që na qeverisnin, që na kanë qeverisur ose pretendojnë të na qeverisin. Fytyra tashmë të stërkonsumuara mbi dy dekada dhe pamje televizive de ja’ vu vazhdojnë të na japin imazhin e atyre që tashmë e quajnë pjesën tjetër turmë.

Ata janë shumë pak, madje sa gishtat e njërës dorë dhe ne jemi mësuar që të “shqyejnë” njëri-tjetrin në luftën për një karrige. Ata po shëtisin, vizitojnë, drekojnë, pinë kafe si në ditë vakish. Herë të shqetësuar dhe herë të buzëqeshur në ekrane shfaqen Berisha, Rama, Nano, Meta etj. në siparin e nisur nga ish kryeministri tre herë i shqiptarëve Fatos Nano, i cili pas 25 vitesh në politikë kërkon riciklimin e tij të radhës dhe pikërisht nga ai që e burgosi për 4 vite me akuzën e korrupsionit dhe më pas e quajti vrasës të Azem Hajdarit.


I lodhur nga pushteti ai u largua pjesërisht nga Shqipëria drejt Vjenës për tu rikthyer sërish me ambicien e njeriut që do vendos unitetin. Qokat e kafeve vazhdojnë mes njerëzve që burgosën dhe akuzuan njëri-tjetrin. Berisha burgosi Nanon dhe vite më pas Meta tentoj për disa orë të arrestonte Berishën. Berisha rrihte barbarisht Ramën dhe ky pas disa vitesh ja kthente borxhin duke e rrethuar në zyrën e tij. Nga plumbat e këtij të fundit e deri te prangat që i vunë njëri-tjetrit kjo shoqëri e pështirë i përngjan një skenari makbethian ku ata që pështyhen në agim puthen në perëndim.

Influenca e këtyre qokaxhive mbi mediat shqiptare ende vazhdon të vendosë në kryelajmin e ditës takimin e radhës. Ata që ishin të pangrënë, të paveshur, sot janë të tjetërsuar. Të gjithë të dal nga një shoqëri e varfër dhe vend i mjeruar, të gjithë nga niveli zero e nisën, por ata zgjodhën biznesin më fitimprurës pushtetin politik. Ata nuk janë më të dikurshmit, ata nuk janë më ata që patëm njohur, ata nuk janë ata që premtuan, ata nuk janë çfarë u shfaqën. Realiteti është diçka krejt tjetër. Sot kemi dy palë që mund t’i quajmë “Ata dhe turma”.

Në asnjë moment nuk i shikon aq të shqetësuar. Ata nuk shqetësohen nga kriza ekonomike, ata nuk alarmohen nga kriza rajonale, atyre nuk ua u n ndien se ç’ndodh në viset shqiptare, mbi të gjitha ata nuk janë të shqetësuara sa dëm bënë imazhi I tyre për kombin shqiptar. Udhëkryqi I historisë ku gjenden shqiptarët, për ta është zëvendësuar me fjalëkryqin e presidentit; makthi që kanë shqiptarët nga e ardhmja e tyre e pasigurt, është zëvendësuar nga makthi për 71 vota për presidentin; kriza që kanë shqiptarët për të qenë dinjitoz në rrugëtimin e tyre drejt perëndimit, është zëvendësuar me krizën që ata kanë ën raporte me diplomatët klientelistë që janë përfshirë në pazaret e tyre për pushtet. Ata kanë zvogëluar kombin tonë dhe problemet e tij në pak metra katror të zyrë së presidentit dhe hallet për zgjedhjen e tij.

Nëse dikujt prej tyre sot i kujton problemet që kanë shqiptarët në Greqi dhe përqasjet me racizmin është një rrezik se në vend të rrugëzgjidhjes ata e shikojnë këtë si një mundësi për pazar. Nëse u flet për problemet e shqiptarëve në Maqedoni dhe paragjykimet raciste dhe etnike ndaj tyre, ata e marrin si një mundësi të re për pazar. Nëse u flet për përplasjen e re të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me shovinizmin e rizgjuar të Beogradit ndaj tyre, ata e shikojnë si një mundësi të duken të moderuar për të fituar simpati për pazaret e tyre.

Hallet e dhjetë milionë shqiptarëve dhe hallet e pesë politikanëve shqiptarë në Tiranë janë krejt të ndryshme dhe nuk takohen askund. Shqiptarët ëndërrojnë një komb dinjitoz demokratik, properëndimor dhe një treg të madh shqiptar; politikanët e Tiranës kërkojnë një zyrë 50 metra katrorë, ku qëndron karrigia e presidentit dhe nga ku kontrollohet sistemi I drejtësisë dhe pushtete tjera në vend për të çimentuar regjimin e tyre poshtërues për shqiptarët. Ata ngatërrojnë orën e historisë që për ta ka kaluar me orën e zgjedhjes së presidentit që po afron.

“Burrat e shtetit” të vendeve fqinjë janë treguar shumë herë më dinjitoz se këta burracakë, por sërish kanë ditur kur të ikin nga skena. Ata i bashkuan kombet e tyre në kohën dhe vendin e duhur dhe ndryshe nga këta burracakë ditën të bëjnë luftën dhe paqen brenda dhe jashtë trojeve të tyre. E kanë bërë këtë pasi popujt e tyre kanë ditur t’ju tregojnë vendin politikanëve plëngprishës.

Dhe ne nuk jemi një shoqëri e dorës së dytë. Dhe ne do të dimë të tregojmë se jemi një shoqëri dinjitoze dhe se e vetmja gjë e dorës së dytë në këtë vend është kjo elitë politike.

Në trend

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori