Aktorja e njohur, Halle Berry, gjithmonë shfaqet në top formë.

Ani pse në moshën 54-vjeçare, ajo përherë mahnit me format trupore, për të cilat punon shumë, shkruan Daily Mail.


Kështu, në disa postime në rrjetin social Instagram ajo ka zgjedhur që të shpërndajë disa imazhe nga palestra.

42494590 9536241 image a 2 1620003365602

Bukuroshja brune zbuloi se ditën e djeshme (e diel) ka qenë Dita Ndërkombëtare e Fitnesit, ndërsa ka uruar fansat të cilët stërviten.

Ajo gjithashtu zbuloi se boksi është mënyra e saj 'e preferuar' për të qëndruar në formë, ndërsa tregon trupin e saj të tonifikuar.

42494588 9536241 image a 1 1620003311899

"Unë dëgjova se është Dita e Fitnesit," tha Berry, ndërsa postoi dy 'emoji' me doreza boksi në përshkrimin e saj.

Aktorja gjithashtu iu përgjigj një komenti në lidhje me debutimin e saj me regjisor Bruised, dhe kur fansat mund të presin ta shohin atë. /Telegrafi/

42495270 9536241 image a 4 1620003386113