LAJMI I FUNDIT:

Haliti ka vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019

Haliti ka vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019

Vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019, pati edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai  gjatë vazhdimit të seancës për projektbuxhetin e vitit 2019, ka kërkuar të dijë se si është rritur ky buxhet, ku ka kërkuar edhe një raport.


“Unë kam vërejtjet e mia, për shembull, se nuk ka një raport se cila është gjendja reale në raport shtet- taksapagues dhe shtet -tatimpagues. Pse po e them këtë? Vazhdimisht kemi vërejtjet për komuna të cilat nuk arrijnë që t’i mbledhin taksat dhe tatimet dhe pastaj buxheti i shtetit duhet të ndërhyjë për t’i plotësuar nevojat e shtetit, e qyteteve dhe komunave, respektivisht. Do të doja ta dija se cila është ndërhyrja shtetërore  ose ndërhyrja e Agjencionit të Tatimeve, taksave, çka është ajo ATK-ja në raport me këta që nuk paguajnë taksat për shtetin. Sa kemi të dënuar sa kemi në akuzë dhe pse nuk i paguajnë. Ps nuk merr konkretisht masa, shteti ndaj atyre që abuzojnë, me detyrimet që kanë ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve”, ka thënë Haliti.

Tutje, Haliti ka folur edhe autostradën Prishtinë-Pejë. Sipas tij, nuk ka aspak siguri, sepse autostrada është shumë pranë shtëpive.

“Unë nuk e di që ka kësi lloj autostrade diku në botë. Shiheni mundësinë që të paktën pjesa  tjetër e autostradës të kalojë, siç kalojnë autostradat e krejt botës, larg zonave të banuara. Sepse edhe ato autostrada që kalojnë në zonat e banuara  në të shumtën e rasteve, ose janë të detyruar të shmangin, të bëjnë një autostradë tjetër ose  bëjnë tunele, për të mos e penguar komunikacionin dhe për të mos e ndotur ajrin dhe për të mos u penguar me këmbësorë”, tha Haliti.

Në lidhje me këtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se do të mundohen që t’u ikin vendbanime, në mënyrë që të mos kenë pengesa qytetarët. Lekaj ka thënë se tanimë është në finalizim, traseja Kijevë-Zahaq, me gjatësi 32 kilometra që së shpejti do t’i bashkohet autostradës, projekt për të cilën janë dhënë 38 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Gjendja e tanishme është jo e mirë, dhe pajtohemi të gjithë  dhe ky projekt është stërzgjatur me vite të tëra, por do të fillojë në vitin 2019  dhe do të përfundojë në vitin 2020”, ka përfunduar Lekaj, raporton KP, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori