LAJMI I FUNDIT:

Haliti arsyeton buxhetin e lartë për komunat e LVV-së: Investimi në Institutin Special në Shtime, u shërben të gjitha komunave

Haliti arsyeton buxhetin e lartë për komunat e LVV-së: Investimi në Institutin Special në Shtime, u shërben të gjitha komunave

Sipas një raporti nga Instituti GAP, nga vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna prej 21.8 milionë eurove, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 50% të tyre për katër komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu rreth 13 milionë euro janë orientuar nga Qeveria në katër komunat e udhëhequra nga LVV-ja (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime) – sipas GAP, këto komuna përbëjnë 14.5 për qind të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6 për qind të popullsisë.


Deputeti i LVV-së, Enver Haliti në Tv Dukagjini ka thënë se ndarja e mjeteve për secilën komunë është e arsyetuar.

Ndarjet buxhetore, Krasniqi: Diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve prej çlirimit
Lexo po ashtu Ndarjet buxhetore, Krasniqi: Diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve prej çlirimit

“Është bërë shumë debat për ndarjet buxhetore në komuna. 13 milionë euro nuk janë shumë nëse ndahen proporcionalisht për komunat e Kosovës. Këto mjete janë për projekte të reja. Duhet pasur parasysh se në mesin e komunave të LVV-së kemi edhe komuna shumë të mëdha siç është Gjilani, apo Podujeva që është poashtu komunë me territor shumë të madh”.

Ai tha se investimi në Entin Special në Shtime nuk mund të konsiderohet vetëm investime për komunën e Shtimes.

“Vlen të theksohet sa i përket Komunës së Shtimes është se një pjesë e këtij buxheti është ndarë për ndërtimin ose rindërtimin e institutit që ndodhet në Shtime, ku ai institut ofron shërbime për të gjitha komunat e Kosovës”, shtoi ai.

Haliti thotë se nuk mund të ketë asnjëherë ndarje të barabartë ndarje buxhetore për komunat.

“Shembull, Ferizaji vitin e ardhshëm do të ketë si projekt ndërtimin e stadiumit në vlerë 12 milion euro që nuk do ta kenë komunat tjera”, deklaroi tutje deputeti i LVV-së./Telegrafi/