LAJMI I FUNDIT:

Hakohet uebfaqja zyrtare e Odës së Afarizmit – dyshohet se ka ardhur pas fushatës për bojkot të produkteve të Rusisë

Hakohet uebfaqja zyrtare e Odës së Afarizmit – dyshohet se ka ardhur pas fushatës për bojkot të produkteve të Rusisë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton bizneset dhe opinionin publik se webfaqja zyrtare e OAK-së www.odaeafarimzit.org është sulmuar nga hakerët.

Sipas OAK, për momentin është e pamundur të postohen dhe vendosen aktivitetet në uebfaqe.


OAK thekson se në rast të kërkimit në Google të web faqes, e njejta shfaqet në një gjuhë të huaj aziatike.

“Deri në momentin e rikthimit çdo gjë që postohet në web faqen tonë nuk është përgjegjësi e odës”, thuhet në njoftim.

OAK dyshon se kjo ka ardhur pas reagimit të Odes së Afarizmit të Kosovës për bojkotin e produkteve të Rusisë dhe aleatëve të saj.

“Para disa ditëve OAK i është bashkuar fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë”, thuhet tutje.

OAK thotë se do të njoftojë me kohë në momentin që bëhet rikthimi i webfaqes./Telegrafi/