LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrje për George Floydin – anëtari i mafisë meksikane, goditi 22 herë me thikë ish-policin amerikan

Hakmarrje për George Floydin – anëtari i mafisë meksikane, goditi 22 herë me thikë ish-policin amerikan

Një i burgosur është akuzuar për tentativë vrasje të Derek Chauvinit, ish-oficerit të policisë i dënuar për vrasjen brutale të afrikano-amerikanit, George Floyd në muajin maj të vitit 2020.

Këtë e ka bërë të ditur sot Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raporton nypost. Gjithashtu është raportuar se Chauvin është në gjendje të qëndrueshme.


I burgosuri John Turszczak (52) e goditi Chauvin 22 herë me një thikë të improvizuar më 24 nëntor, në burgun federal Tucson, sipas zyrës së prokurorit kompetent.

Turszczak po vuan tashmë një dënim me 30 vjet burg për krimet që ka kryer si anëtar i një bande kriminale meksikane.

Ai tha se sulmin e kishte realizuar si mbështetje simbolike të lëvizjes “Black Lives Matter”, por edhe për shkak të organizatës kriminale meksikane.

Detajet dhe pamjet nga burgu ku po mbahet Derek Chauvin
Lexo po ashtu Detajet dhe pamjet nga burgu ku po mbahet Derek Chauvin

Vetëm veprat penale të tentim vrasjes dhe sulmit me dashje parashikojnë dënim maksimal prej 20 vitesh burg, ndërsa sulmi me armë të rrezikshme dhe sulmi me pasojë lëndimi të rëndë parashikojnë dënim maksimal prej 10 vjetësh.

Vdekja e vitit 2020 e afrikano-amerikanit George Floyd, për të cilën Chauvin u dënua, ndezi protesta në mbarë botën kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, pasi Chauvin, në atë kohë një oficer policie jashtë detyrës, vendosi gjurin në qafën e Floydt gjatë arrestimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori