LAJMI I FUNDIT:

Hajrullahi kandidat i vetëm për kryetar të Prokurorisë së Shkupit

Hajrullahi kandidat i vetëm për kryetar të Prokurorisë së Shkupit

Kandidati Mustafa Hajrullahi ka mbetur në garë për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, pasi kandidati Burim Rustemi u tërhoq nga kandidatura pas prokurores Fatime Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e arsyetoi vendimin e tij për “BIRN” me mendimin se gjasat për fitoren të tij ishin të vogla.


Hajrullahi është në krye të Prokurorisë së Shkupit që nga viti 2018. Rustemi dhe Fetai ishin pjesë e PSP-së.

Vitin e kaluar mediat shkruanin se Prokuroria e Lartë Publike e Shkupit, e cila drejtohej nga Hajrullahi, “ka kapur” rastin e PSP “Titanik 3” për mashtrim zgjedhor, në të cilin të akuzuarit janë nga radhët e BDI-së Ejup Ademi dhe Ismet Guri, në mënyrë që shkresat nuk ishin dërguar me kohë në Gjykatën e Apelit në Shkup që gjyqtarët të vendosin për rastin.

Për shkak të këtij rasti, partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe “E Majta” e akuzuan Hajrullahin si të afërt me zyrtarë të BDI-së./Telegrafi/