Basketbollisti mitrovicas luan sezonin e dytë në tek pejanët. Hajrizi ka thënë se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve për edicionin e ri të garave.

Ai thotë se është i kënaqur me punën që po bëhet në përgatitje. Hajrizi beson se Peja me kohë do të jetë e gatshme për kampionatin e ri.


“Jemi në përgatitje intensive para fillimit të kampionatit. Jemi në komponimin e skuadrës. Kemi disa lojtarë të sapoardhur dhe ju duhet kohë që të komponohen, por besoj se shumë shpejt do të komponohen dhe do të jemi të gatshëm për sfidat e reja”, ka thënë Hajrizi.

Ai ka folur edhe për objektivat e Pejës në kampionatin e ri. Hajrizi beson se me disa përforcime, Peja do të jetë skuadër e denjë në garën për titull të kampionit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app