LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber shkëlqen teksa promovon linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode pas fitores ligjore

Hailey Bieber shkëlqen teksa promovon linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode pas fitores ligjore

Hailey Bieber të dielën hyri në Instagram me foto mahnitëse të saj në një promovim për linjën e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode.

25-vjeçarja e cila është e martuar me superyllin e muzikës, Justin Bieber, postoi një foto të profilit të saj me mbishkrimin: “Lëngu i lustrimit peptid nga Rhode do të kthehet nesër në orën tetë të mëngjesit. Sasi të kufizuara tani për tani, por të tjera do të vijnë shumë shpejt”.

Në imazh, bukuroshja e lindur në Tucson, Arizona, kapi flokët e saj ngjyrë kafe ndërsa kishte vendosur një palë vathë ari rrethor.

Në një shkrepje të dytë, Hailey u pa e ulur në atë që dukej të ishte një dush, ndërsa mbante në dorë produktin.

Hailey Bieber paditet për linjën e produkteve “Rhode”
Lexo po ashtu Hailey Bieber paditet për linjën e produkteve “Rhode”

Postimet e mediave sociale erdhën në mes të vazhdimeve ligjore rreth markës së bukurisë, pasi ajo u padit nga pronarët e një marke tjetër të quajtur RHODE, të cilët akuzuan kompaninë e Baldwin për shkelje të markës tregtare.

Në proces gjyqësor, marka e veshjeve dhe stilit të jetesës me bazë në New York të premten kishte kërkuar të ndalonte Hailey-n nga publikimi i një dokumentari të titulluar “The Making of Rhode”, por gjykatësi lejoi që ai të publikohej pasi rishikoi përmbajtjen e tij.

Avokati i Hailey, Michael Rhodes, tha në një deklaratë se ekipi i tij ishte “i kënaqur me urdhrin e plotë të gjykatës që mohonte kërkesën e paditësit për të urdhëruar paraprakisht kompaninë e re të Hailey dhe linjën e kujdesit të lëkurës”. /Telegrafi/