Hailey Bieber tregoi aftësitë e saj prej modele për sipërmarrjet e bashkëshortit të saj Justin Bieber në Instagram këtë javë.

25-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjet nga marka e Justin “Drew House” në një fotosesion të realizuar në shtëpi që ajo postoi për “Black Friday”.


Ajo paraqiti imazhe në një sërë ambientesh, duke përfshirë oborrin e shtëpisë, me veshje  dhe stile të ndryshme, shkruan DailyMail.

haileybieber 260623063 1278543842665522 5688171300240289282 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Fotosesioni i fundit në Instagram vjen vetëm katër ditë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të fundit me personat e saj më të afërt, përfshirë bashkëshortin, këngëtarin kanadez.

Festimet u zhvilluan në restorantin e famshëm në Los Angeles “Nobu Malibu”, i cili është kthyer në një nga më të frekuentuarit për të famshmit, veçanërisht Kardashians.

haileybieber 261119594 381142393747752 7508959019020203386 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Në anën tjetër, Justin, albumi i fundit i të cilit quhet “Justice”, sapo ka pranuar në mënyrë kontroverse që të performoi në një koncert në Jeddah në  “Saudi Arabia Grand Prix 2021” muajin e ardhshëm.

Kjo ka tërhequr kritika të ashpra për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, veçanërisht atë të princit të saj famëkeq, Mohammad Bin Salman.

haileybieber 260623061 185519210460712 5019762975906579226 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ndërsa, Hailey ka qenë aktive në rrjetet sociale edhe në Ditën e Falënderimeve, të cilat i festoi me kushërirën e saj, Ireland Baldwin, vajzën e aktorit, Alec Baldwin. /Telegrafi/

haileybieber 261207442 333074131488479 3306354678668884257 n Foto: Hailey Bieber/Instagram