LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Vuçiq më pyeti se cila është arsyeja për të vazhduar tani dialogun

Hahn: Vuçiq më pyeti se cila është arsyeja për të vazhduar tani dialogun

Komisionari Evropian për Zgjerim në largim, Johannes Hahn, deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kishte thënë atij pasi bllokoi bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, se nuk e kishte të qartë pse ai do të motivohej më tej për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

Hahn e tha këtë në një intervistë me Financial Times, dhe gazeta vlerësoi se një qëndrim i tillë ishte një goditje për BE-në, e cila kaloi gati 10 vjet duke u përpjekur për të ndërmjetësuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.


Ai tha se bllokada e dialogut erdhi në një kohë kur duhej rritur përpjekjet për ta bërë BE një lojtar më të fortë global, si dhe humbjen e ndikimit “në një rajon për të cilin thuhet se mungesën e BE-së do ta plotësojnë Kina dhe Rusia, , transmeton KP.

Hahn shtoi se gjëja më befasuese për të ishte se BE nuk kishte treguar që gjithmonë i përmbahej “parimit të përgjegjësisë” dhe paralajmëroi se nëse BE nuk e njeh përparimin e vendeve, atëherë nuk do të ketë shtytje të mëtutjeshme për reforma.

Ndryshe, Hahn tha se është krenar për përparimin e bërë gjatë mandatit të tij në avancimin e lidhjeve midis vendeve të rajonit – Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi, të cilat ende janë duke luftuar për të kapërcyer luftërat dhe trazirat e viteve 1990.

“Takimet e lidershipit janë bërë të zakonshme,” tha Hahn, duke përshëndetur faktin se udhëheqësit e Maqedonisë Veriore, Shqipërisë dhe Serbisë kanë ndërmarrë iniciativën për heqjen e barrierave doganore në tregti.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori