LAJMI I FUNDIT:

Hahn: BE nuk e dëshiron problemin e Kosovës në Union

Hahn: BE nuk e dëshiron problemin e Kosovës në Union

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi sot në Beograd se Brukseli nuk dëshiron që përmes “derës së vogël” të marrë problemin e Kosovës në BE.

Ai përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën ndikon direkt në përparimin e mëtejmë të Serbisë në integrimet evropiane.


“Zgjerimi bazohet kryesisht në meritat e secilit kandidat. Ju i mbani çelësat drejt BE-së, por BE-ja duhet të shohë një normalizim të pakthyeshëm stabil të marrëdhënieve me Prishtinën para hyrjes përfundimtare në BE. Nuk dëshirojmë të marrim këtë çështje përmes derës së vogël në BE”, tha Hahn.

Ai tha se nuk ka ardhur në Beograd që të tregojë se si liderët e Serbisë dhe Kosovës duhet të udhëheqin dialogun dhe as të ofrojë zgjidhje të gatshme.

Ndryshe, Hahn sot në Beograd ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me shefin e diplomacisë Ivica Daçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori