LAJMI I FUNDIT:

Hadzibegic: Mali i Zi luan për fitore ndaj Kosovës

Hadzibegic: Mali i Zi luan për fitore ndaj Kosovës
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Mali i Zi ka udhëtuar në Prishtinë për ta fituar ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2020’. Kështu ka deklaruar përzgjedhësi Faruk Hadzibegic në konferencën për shtyp.

Edhe pse skuadra e tij i ka humbur gjasat për kualifikim, strategu boshnjak dëshiron që ta ndërpresë traditën e keqe të ndeshjeve pa fitore dhe të fitojë pikërisht kundër ekipit tonë.


Në detaje - si rrodhi ndeshja Kosovë 2-0 Mali i Zi
Lexo po ashtu Në detaje - si rrodhi ndeshja Kosovë 2-0 Mali i Zi

“E kemi analizuar ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe nuk ka pesimizëm në ekipin tonë. Në gjysmën e parë nuk luajtëm ashtu si mundemi, ndoshta edhe dështuam për shkak të dëshirës për t’u treguar”.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në grup dhe tabelën, por jemi në kërkim të skuadrës më të mirë për Ligën e Kombeve të vitit të ardhshëm dhe udhëtimi në Prishtinë është test i mirë për ne”.

“Do të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadium, sepse Kosovës i duhen domosdoshmërisht pikët, por edhe ne shkojmë për fitore”, ka deklaruar Hadzibegic. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)