LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow thotë se nuk e mendonte asnjëherë se do të divorcohej nga Chris Martin

Gwyneth Paltrow thotë se nuk e mendonte asnjëherë se do të divorcohej nga Chris Martin
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin (Foto: E!Online)

Gwyneth Paltrow po hapet për ato që mësoi dhe fitoi nga divorci i saj.

Gjatë një paraqitje në emisionin e Anna Faris Unqualified, Paltrow tha se ‘kurrë nuk do kishte dashur të ndahej’ nga Chris Martin, ish-burrin e saj prej 11 vitesh.

Çifti u martuan në vitin 2014, gjersa u ndanë zyrtarisht në 2016.


View this post on Instagram

A post shared by Anna Faris (@annafaris)

“Unë kurrë nuk do të kisha dashur të divorcohem”, i tha ajo Faris, për Harper’s Bazaar. “Unë kurrë nuk do të kisha dashur të mos isha martuar me babanë e fëmijëve të mi”.

Dyshja kanë qëndruar afër dhe kanë një vajzë 16 vjeçare, Apple dhe një djalë 14 vjeçar, Moses.

Gwyneth theksoi se ndarja me Martin çoi në një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin e saj aktual, shkrimtarin Brad Falchuk.

“Unë kisha mësuar më shumë për veten time përmes atij procesi nga sa mund ta imagjinoja”, tha ajo. “Dhe për shkak se u përqëndrova në llogaridhënie, atëherë isha në gjendje të gjeja njeriun më të mahnitshëm dhe të ndërtoja diçka që nuk kam pasur kurrë më parë”.

Gwyneth Paltrow (Foto: Getty Images)

Në gusht të vitit 2020, Gwyneth Paltrow shkroi një ese për Vogue ku mes tjerash zbuloi se lidhja me Martin kishte mbaruar.

“Unë nuk e kujtoj kur ndodhi, saktësisht. Nuk mbaj mend se cila ditë e fundjavës ishte apo koha e ditës. Por unë e dija – pavarësisht shëtitjeve të gjata dhe gënjeshtrave më të gjata, gotave të mëdha të Barolo dhe duart e mbajtura – martesa ime kishte mbaruar”. /Telegrafi/

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin (Foto: E!Online)

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori