Nominimet për Çmimet e Zgjedhjes së Kritikëve këtë vit kanë sjellë surpriza dhe përjashtime të dukshme.

Filmi Wicked: For Good mori një nominim për filmin më të mirë dhe Ariana Grande u nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse, por aktorja kryesore Cynthia Erivo u la jashtë.


Një situatë e ngjashme ndodhi me Marty Supreme të Timothée Chalamet, i cili është nominuar për filmin më të mirë dhe performancën e tij, ndërsa Gwyneth Paltrow nuk mori nominim, shkruan DailyMail.

Filmat Sinners, Frankenstein i Guillermo Del Toro dhe Hamnet i Chloé Zhao janë gjithashtu ndër më të nominuarit, por aktorët kryesorë si Hailee Steinfeld, Oscar Isaac dhe Paul Mescal u përjashtuan nga disa kategori kryesore.

Në kategoritë e tjera, ekstravaganca muzikore Wicked: For Good, drama Train Dreams dhe komedia e errët Bugonia janë në garë për filmin më të mirë, por regjisorët e tyre nuk u përfshinë në nominime.

Edhe disa projekte ndërkombëtare si It Was Just an Accident i Jafar Panahi dhe No Other Choice nga Park Chan-wook u përjashtuan nga kategoritë kryesore.

Përveç kësaj, disa show-t televizive si The Kelly Clarkson Show nuk morën nominime, ndërsa Chelsea Handler do të prezantojë ceremoninë e Critics Choice Awards më 4 janar në Barker Hangar, Santa Monica. /Telegrafi/