LAJMI I FUNDIT:

I guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik: Ja cilat shenja shkojnë me Dashin dhe cilat nuk e kanë të njëjtin fat

I guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik: Ja cilat shenja shkojnë me Dashin dhe cilat nuk e kanë të njëjtin fat

Dashi është shenja e parë e horoskopit, ndaj gjithnjë do të udhëheqë dhe në fakt, ka tipari lideri/eje

Si një shenjë e drejtpërdrejtë, që flet pa filtra e rezerva, shpeshherë, Dashi paragjykohet, por duhet thënë, është një shenjë e fortë që jo të gjithë munden ta përballojnë.


Si një shenjë zjarri, Dashi shkon veç me disa shenja, të cilat janë:

Binjakët

Dashi dhe Binjakët kanë teknika të ndryshme për të fituar në jetë. Ndonëse mund të duket mjaft problematike si lidhje, nëse Binjakët dhe Dashi arrijnë të kenë një marrëveshje për të pranuar imperfeksionet e njëri-tjetrit dhe nuk përpiqen vazhdimisht ta ndryshojnë tjetrin.

Mendja e Binjakëve punon shpejt, ndërsa ajo e Dashit përqendrohet më shumë në gjërat me rëndësi, ndaj në njëfarë mënyre, plotësojnë njëri-tjetrin.

Luani

Me Luanin, Dashi ka disa të përbashkëta, si: ambicien, dëshirën dhe ndonjëherë maninë për të qenë të parët dhe për të fituar. Kjo dyshe është gjithnjë e patrembur dhe nuk stepet nga problemet. Gjithsesi, e gjejnë një mënyrë për ta balancuar njëra-tjetrën dhe kanë një joshje të paparë seksuale dhe fizike.

Ka një sfidë në marrëdhënien e tyre: Dëshira për vëmendje. Në momentin e parë që gjejnë një të mesme të artë, këto shenja janë thjesht të pandashme.

Peshorja

Dashi shkon përgjithësisht mirë me shenjat e Ajrit, të cilat i japin më shumë energji flakëve të pasionit të një Dashi. Këto dy shenja, kur bashkohen, do të thotë se mes tyre ekziston një besim shumë i fortë, balancë dhe një dëshirë e pafundme për të bërë qejf dhe aventura.

Peshorja përshtatet në mënyrë perfekte me një Dash, ndaj s’është aspak e rrallë që të përfundojnë të martuar, në një lidhje pasionante.

Shigjetari

Si dy shenja që vdesin për aventurat, artin dhe lidhjet emocionale, Shigjetari dhe Dashi përputhen shumë mirë me njëra-tjetrën. Ato flasin me pasion për interesat e tyre të përbashkëta, janë eksplorues dhe kanë dëshirë të realizojnë ëndrrat e tyre, qofshin të përbashkëta, apo vetjake.

Pse Dashi është udhëheqësi natyrorë i Zodiakut
Lexo po ashtu Pse Dashi është udhëheqësi natyrorë i Zodiakut

Ujori

Kur bëhet fjalë për një marrëdhënie seksuale dhe joshje fizike, këto dy shenja janë thjesht shpërthyese. Duke qenë se njihen si shenja skeptike, në momentin që një Dash dhe një Ujor krijojnë besim te njëri-tjetri, janë të pandashëm.

Të dyja këtë shenja janë energjike, ambicioze, inovative dhe kanë dëshirë të krijojnë lidhje të forta, në të gjitha aspektet, sidomos në atë sentimental. Ata kanë një pasion të përbashkët për aventurat e reja dhe mendimet kreative, të cilat nuk i kursejnë kurrë.

Cilat shenja nuk shkojnë mirë me Dashin?

Demi

Demi është një person që planifikon dhe do t’i ketë gjërat më të sigurta. Dashi, nga ana tjetër, ka dëshirë të jetojë momentin dhe të mos mendojë shumë gjatë për të ardhmen. Nga ana tjetër, Demi është një shenjë që llogarit çdo veprim, por kur bie në dashuri, thjesht mbyll sytë, edhe kur e gjen veten në udhëkryqe të shumta. E kundërta ndodh me Dashin. Kjo shenjë nuk dashurohet shpejt, por kur e bën, është më logjike dhe nuk i injoron flamujt e kuq.

Veprimet që i bën shenja e Dashit kur ndahet nga partneri
Lexo po ashtu Veprimet që i bën shenja e Dashit kur ndahet nga partneri

Gaforrja

Mendojmë se është mëse e pritshme, sidomos prej faktit që Gaforrja është një shenjë mjaft e ndjeshme, e cila mendon shumë gjatë për gjithçka. Gaforrja priret të jetë më romantike dhe të përfshijë artin në lidhjen e saj të dashurisë, ndërsa Dashi është më praktike dhe ka tendencën të përfshihet në aventura spontane.

Virgjëresha

Virgjëresha dhe Dashi mund të jenë një çift i mirë, po të mos kenë të dyja shenjat qasjen e dy njerëzve që duan të dominojnë njëra-tjetrën. Virgjëresha kërkon perfeksionin; Dashi aventurën dhe të dyja nuk para e gjejnë konsensusin, citon Anabel.

Bricjapi

Shanset që një Dash dhe një Bricjap të bien në dashuri janë të pakta (por kurrë zero). Lidhja e tyre priret të ketë më shumë lot sesa momente të bukura dhe problemet e tyre mund të nisin qysh prej fillimit. Bricjapi e përdor logjikën në çdo moment të ditës dhe mat çdo hap. Kjo e bën të mos e lëshojë veten dhe ta lodhë Dashin që do t’i jepet 100% të tashmes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Intimitet dhe Pasion
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Kalo në kategori