LAJMI I FUNDIT:

Gurë, vaj të nxehtë dhe thikë në qafë drejtorit të burgut – sherr masiv mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në Greqi

Gurë, vaj të nxehtë dhe thikë në qafë drejtorit të burgut – sherr masiv mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në Greqi

Episode të shumta dhune kanë shpërthyer herët, mëngjesin e sotëm në burgun “Avlona”, ku protagonistë janë shqiptarët dhe algjerianët.

Gazeta greke “Ethnos” bën me dije se dhuna shpërtheu midis shqiptarëve në katin e parë të burgut dhe algjerianëve në katin e dytë.


Gazeta tjetër greke “Tanea” shkruan se algjerianët kanë hedhur vaj të nxehtë mbi shqiptarët dhe këta u janë kundërpërgjigjur me gurë.

Madje, të burgosurit kanë marrë peng për rreth një orë një oficer të burgut, shkuan Panorama.

Gazeta shkruan se shkak i sherrit masiv u bë plagosja me thikë në pjesën e këmbës të një shqiptari nga algjerianët.

Drejtuesit e institucionit të vuajtjes së dënimit kanë negociuar për të bindur të burgosurit për t’u kthyer në qelitë e tyre.

Nisja e tensionit

Gazeta greke shkruan se gjithçka filloi të enjten e kaluar, kur nisi sherri midis shqiptarëve dhe afrikano-veriorëve, duke hedhur pllaka, gurë dhe sende të forta midis tyre. Të nesërmen, një algjerian goditi me thikë një shqiptar në pjesën e këmbës. Viktima ishte përdorues droge.

Zyrtarët e burgut theksojnë për “Ethnos” se situata në burgje është shumë e rrezikshme dhe ata kanë frikë për jetën e tyre.

Çfarë thotë Ministria e Drejtësisë

Sipas Ministrisë së Drejtësisë greke, aktualisht situata është vënë nën kontroll në burgun Avlona.

Gjatë përplasjes me sende të forta sipas Ministrisë, nuk pati asnjë të dëmtuar, ndërsa mohohet që drejtorit të burgut të jetë kërcënuar me thikë në qafë.

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori