Ish-lojtari dhe trajneri i Chelseat, Ruud Gullit ka sqaruar disa nga gjërat kryesore për formën e luhatshme të skuadrës së Antonio Contes në këtë sezon.

Gullit ka përshkruar disa arsye pse beson se gjërat po shkojnë keq për Chelsean këtë fillim të sezonit.


Sipas ish-lojtarit holandez, Conte nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër sikurse ajo që e fitoi titullin në sezonit të kaluar.

Holandezi i ka përmendur disa arsye, ku tri ndër ato kryesore janë: kundërshtarët më të vëmendshëm, Liga e Kampionëve dhe shitja e lojtarëve të rëndësishëm.

gullit

“Kur fiton titullin, gjërat ndryshojnë. Kundërshtarët janë më të vëmendshëm”, ka thënë fillimisht Gullit për Bein Sport.

“Plus fakti që ka Ligën e Kampioneve. Ka shumë gjëra për të luajtur”.

“Ju duhet të ndani ekipin tuaj në një mënyrë që shumë lojtarë mund të luajnë, jo vetëm disa”.

“Chelsea gjithashtu kishte shumë probleme [gjatë verës]... Mendoj se shiten disa lojtarë të mirë - [Nemanja] Matic, [Diego] Costa - dhe ka qenë e vështirë t'i zëvendësojë ata”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app