LAJMI I FUNDIT:

Guliev: Maqedonia e Veriut do ta merr kryesimin me OSBE-në në moment sfidues

Guliev: Maqedonia e Veriut do ta merr kryesimin me OSBE-në në moment sfidues

“Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e OSBE-së në momentin më sfidues me të cilin përballet kjo organizatë në historinë e re. Në fakt, mendoj se duhet të kthehemi në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve që copëtuan rajonin, në mënyrë që të gjejmë një krizë që mund të krahasohet me atë që po përballemi sot me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindje-Perëndim janë sjellë në pikën e vlimit”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha Azaj Guliyev, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Përfaqësues Special për Evropën Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Guliyev së fundmi vizitoi Shkupin, u takua me përfaqësues të shtetit, me liderë të partive politike dhe vizitoi vendin në mes të përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm të OSBE-së, i cili fillon vitin e ardhshëm.

Në intervistën për AIM ai tha se në mënyrë që kryesimi i OSBE-së të jetë i suksesshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të duhet të gjejë një mënyrë dhe të përcaktojë prioritete që do të përfshijnë qëllime të arritshme në të tre dimensionet e sigurisë.

“Kjo do të thotë vendosja e qëllimeve në dimensionin politiko-ushtarak, si dhe dimensioni ekonomik-mjedisor dhe njerëzor dhe fokusimi në ofrimin e disa historive të suksesit që do të konfirmojnë vlerat e OSBE-së dhe rëndësinë e qëndrueshme të multilateralizmit”, tha Guliyev.

Lidhur me zhvillimet aktuale në botë, si lufta në Ukrainë dhe mundësia e përhapjes në rajone të tjera, ai tha se kjo luftë na kujton se nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në dhunë dhe se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidh, më mirë më shpejt se më vonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori