LAJMI I FUNDIT:

Guiness ndërron mendje – francezi shënon rekord botëror për kullën më të lartë të ndërtuar me fije çibriti

Guiness ndërron mendje – francezi shënon rekord botëror për kullën më të lartë të ndërtuar me fije çibriti

Modeli i kullës Eiffel është konsideruar zyrtarisht si ndërtesa më e lartë në botë e krijuar me fije çibriti, vetëm një ditë pasi u përjashtua nga Guiness World Records (GWR).

Për ndërtimin e kullës 7.19 metra të lartë, francezit Richard Plaud iu deshën tetë vite, 706,900 fije çibriti, dhe 23 kilogramë ngjitës.


Ai e përfundoi ndërtimin e saj më 27 dhjetor, kur edhe kontaktoi Guiness për të vërtetuar punën e tij, përcjell Telegrafi.

Atij iu tha se krijimi i tij refuzohet për shkak të llojit të fijeve të drurit të cilat i ka përdorur.

Megjithatë, organizata ka ndërruar mendje, pasi kulla e francezit tashmë ka shënuar rekord të ri botëror.

“Ne jemi të lumtur të pranojmë se ishim pak të ashpër në llojin e fijeve të nevojshme për këtë përpjekje, pasi përpjekja e Richard është vërtet e mahnitshme”, tha Marck Mckinkley nga Guiness.

Plaud shpreson që kulla e tij të vendoset në ekspozitën e Lojërave Olimpike në Paris.

Ndryshe, rekordi i mëparshëm botëror mbahej nga Toufic Daher nga Libani, i cili ndërtoi kullën 6.53 metra të lartë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Kalo në kategori