LAJMI I FUNDIT:

Guerot: Kemi marrëdhënie të thella, Franca ka dëshmuar gjithmonë mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Guerot: Kemi marrëdhënie të thella, Franca ka dëshmuar gjithmonë mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot sheh mundësi të shumta bashkëpunimi me Kosovën si në fushën e arsimit dhe kulturës poashtu edhe në rritjen e shkëmbimeve ekonomike.

Guerot, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për raportet mes dy vendeve.

Ai thotë se baza e marrëdhënieve të forta është vendosur me angazhimin e vendosur të Francës dhe ushtarëve të saj për të çliruar Kosovën gjatë luftës dhe më pas në kohën e pavarësisë së Kosovës.


“Është e rëndësishme të kujtojmë se Franca ka dëshmuar gjithmonë mbështetjen e saj të palëkundur në momentet vendimtare për Kosovën”.

Megjithatë sipas tij bashkëpunimi është më shumë i orientuar drejt së ardhmes, sesa kujtimit të së kaluarës.

Guerot tutje thotë se Franca merr pjesë në trajnimin e nëpunësve civilë në Kosovë.

“Duam një Kosovë funksionale, e cila një ditë mund të anëtarësohet në BE”.

Ambasadori francez: Situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe mund të shmangej - Macron është i angazhuar vendosmërisht
Lexo po ashtu Ambasadori francez: Situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe mund të shmangej - Macron është i angazhuar vendosmërisht

Ai ka thënë se edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës është në nivel të lartë.

“Ne punojmë ngushtë me Ministrinë dhe profesorët e frëngjishtes për të ruajtur cilësinë e mësimit të frëngjishtes. Ne kryejmë gërmime arkeologjike në zonën e Ulpianës, afër Graçanicës, me arkeologë kosovarë të trajnuar në Francë”.

Guerot ka ftuar studentët nga Kosova që të studiojnë në Francë, duke premtuar lehtësimin për mësimin e frëngjishtes.

Por ai nuk lë pa përmendur dëshirën për rritjen e shkëmbimeve ekonomike.

“Shoh me kënaqësi shumë vetura franceze në rrugët e Kosovës dhe produkte franceze nëpër dyqane. Tashmë ka investime të konsiderueshme franceze në Kosovë. Aeroporti i Prishtinës, për shembull, bashkë-menaxhohet nga një kompani turke dhe një kompani franceze. Ky është vetëm një shembull nga shumë të tjerë”.

Ai thotë se ka kompani franceze që janë të gatshme të investojnë në fushën e energjisë së ripërtritshme.

“Ne punojmë për të lehtësuar këto investime sepse lufta kundër ndryshimeve klimatike u takon të gjitha vendeve, Kosovës gjithashtu”, ka deklaruar tutje Guerot./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Lajme
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Lajme
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Lajme
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Kalo në kategori