LAJMI I FUNDIT:

Guendouzi beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier

Guendouzi beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier
Matteo Guendouzi me bashkëlojtarët (Foto: Getty Images)

Matteo Guendouzi thotë se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon, përkundër dominimit të Manchester Cityt.

Topçinjtë e nisën me humbje (2-0) sezonin 2018/2019, pikërisht nga kampioni në fuqi, i cili ishte shumë larg rivalëve në edicionin e kaluar.


Kevin De Bruyne dhe Matteo Guendouzi (Foto: Getty Images)

Mesfushori 19-vjeçar, i cili u rekrutua këtë verë nga Lorient, është njëri nga përforcimet që ka bërë trajneri Unai Emery për këtë sezon.

Lajmet për Arsenalin
Lexo po ashtu Lajmet për Arsenalin

Francezi që kushtoi 7.85 milionë euro është i bindur se skuadra e Arsenalit do të ketë sukses në Kampionatin anglez këtë sezon.

Matteo Guendouzi (Foto: Getty Images)

“Po, besoj se mund ta fitojmë këtë sezon, për shkak të lojtarëve dhe stafit që kemi”.

“Vërtet besojmë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar sa më shumë ndeshje dhe për të pasur një sezon fantastik. Vërtet besoj se mund t’ia dalim”.

“Man City është një top skuadër, mirëpo janë shumë top-skuadra në këtë ligë, sepse Liga Premier është më e mira në Evropë”, ka thënë mesfushori për Evening Standard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori