LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jemi të lumtur me kualifikimin

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jemi të lumtur me kualifikimin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ndihet i lumtur me fitoren ndaj Paris Saint-Germain dhe kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve.

City arriti të marrë një fitore të madhe me rikthim në Etihad ndaj PSG-së me rezultat 2-1.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (50’) për mysafirët, ndërsa vendasit gjeten rrjetën me Raheem Sterling (63’) dhe Gabriel Jesus (76’).

Machester City mposht PSG-në, të dyja kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt
Lexo po ashtu Machester City mposht PSG-në, të dyja kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt

Kjo fitore dhe ky kualifikim e ka lumturuar trajnerin Guardiola, i cili vlerësoi lartë paraqitjen e ekipit të tij ndaj një skuadre të mbushur me yje sikurse PSG.

“PSG – çfarë ekipi, çfarë lojtarësh, çfarë mund të them? Ne u përpoqëm t’i mbanim këta lojtarë larg portës tonë. Kur ata janë afër golit tuaj, ata mund të bëjnë gjithçka”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Me përjashtim të pesë minutave pasi pranuam, kur ata dolën në kundërsulm, por nuk mundën të përfundonin aksionin, ne bëmë një paraqitje vërtet të mirë”.

Notat e lojtarëve, Machester City 2-1 PSG: Mahrez më i miri, Hakimi më i dobëti
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Machester City 2-1 PSG: Mahrez më i miri, Hakimi më i dobëti

“Jemi të lumtur që jemi në fazën tjetër. Urime të gjithëve në klub. Ka shumë vite që jam këtu”.

“Tani do të fokusohemi në Ligën Premier dhe do të përpiqemi të arrijmë në shkurt në gjendjen më të mirë të mundshme për të shkuar në çerekfinale”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori