Manchester City ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit anglez ku ka mposhtur Watfordin me rezultat të thellë 5-1.

Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer futbollisti më i përfolur javën e fundit për një largim të mundshëm nga City, Gabriel Jesus i cili shënoi katër gola dhe bëri një asistim në këtë sfidë.


Përkundër kësaj e ardhmja e sulmuesit ende është e paqartë nëse do të jetë te City apo do ta vazhdoj karrierën te Arsenali, me të cilën skuadër mediat angleze e kanë lidhur kohëve të fundit.

Pas ndeshjes për të ardhmen e lojtarit brazilian ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

e97af1f19f36cc6f5d4fa6ce794f68ee41533179  x0y0w1280h720

"Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sot më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Gabriel është njëri nga futbollistët tanë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ai është një futbollist i Man Cityt dhe kur zhvillon ndeshje si kjo më bën të lumtur", tha Pep.

Sa i përket të ardhmes së brazilianit, tekniku katalunas ka thënë se nuk i intereson pasi mendjen e ka vetëm tek ndeshjet e këtij edicioni.

"Çdo futbollist është i lumtur kur luan 90 minuta, por nuk e di nëse në fund të sezonit Gabriel Jesus do të rinovojë, do të qëndrojë apo do të largohet. Nuk e di dhe nuk më intereson për momentin një gjë të tillë", tha Guardiola.

0 GettyImages 1240176312

Jesus këtë edicion ka shënuar shtatë gola me Cityn në Ligën Premier derisa ka dhënë edhe tetë asistime.

Në Angli e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij te Arsenalit për edicionin e ri, pasi besohet se futbollisti ka marrëveshje me Topçinjtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app