LAJMI I FUNDIT:

GTA në jetën reale: 19-vjeçari ik nga policia me shpejtësi deri në 332 km/h (Video)

GTA në jetën reale: 19-vjeçari ik nga policia me shpejtësi deri në 332 km/h (Video)

Jetojmë në një kohë kur realiteti virtual ka nisur të aplikohet edhe në jetën reale, prandaj po ndodhin situata të çuditshme, ndërsa protagonistët duket se po kënaqen me diçka që nuk lidhet me realitetin dhe kjo shpesh ndodh të jetë shumë e rrezikshme.

Policia e Oklahomas ka nisur ndjekjen e një vozitësi me një Ford Mustang të modifikuar dhe të përforcuar. Në SHBA ndjekjet e tilla janë të zakonshme, ku përfshihen vozitjet me shpejtësi të madhe. Mirëpo, i arratisuri në një moment arriti shpejtësinë deri në 332 kilometra në orë!


Rrotullohet gjatë tejkalimit, makina rrëshqet me tavan nëpër pistë (Video, +16)
Lexo po ashtu Rrotullohet gjatë tejkalimit, makina rrëshqet me tavan nëpër pistë (Video, +16)

Shoferi u identifikua si një 19 vjeçar, ndaj të cilit nisi ndjekja në momentin kur radari në një pikë pagese në hyrje të Oklahoma Cityt kishte kapur shpejtësinë prej 135 km/h. Ai nuk e kishte në plan të ndalej dhe si në video-lojërat e njohura, vendosi që t’u ikte ndjekësve duke e shtypur deri në fund përshpejtuesin.

Voziste 330 kilometra në orë, alarmohet tërë qyteti dhe Policia kufitare (Foto)
Lexo po ashtu Voziste 330 kilometra në orë, alarmohet tërë qyteti dhe Policia kufitare (Foto)

Fatmirësisht, policia arriti ta ndalte të riun pa shkaktuar ndonjë incident serioz. Ndaj tij është ngritur akuza për ‘vozitje të dhunshme’ dhe ‘rrezikim të sigurisë’. 19-vjeçari ia ka përkeqësuar akoma më shumë vetes punët, pasi gjatë ikjes i ka ndalur edhe dritat. /Telegrafi/