LAJMI I FUNDIT:

Voziste 330 kilometra në orë, alarmohet tërë qyteti dhe Policia kufitare (Foto)

Voziste 330 kilometra në orë, alarmohet tërë qyteti dhe Policia kufitare (Foto)

Hector Fraire nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke vozitur me shpejtësi marramendëse kur ka rënë në radar.

Në fakt, 19-vjeçari ka bërë që treguesi i mjetit detektues të shkojë deri në fund, që nënkupton se po lëvizte me shpejtësi mbi 300 km/h, transmeton Telegrafi.


Atij i është vënë pas njësiti policor, por ka qenë e pamundur të ndalohet. Prandaj, është alarmuar tërë qyteti, si dhe bazat kufitare nga frika se do të ikën jashtë vendit.

Djaloshi e ndali vet makinën Ford Mustang dhe e hedh çelësin për t’u larguar duke vrapuar. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ai është arrestuar.

Fraier dyshohet se voziti me 330 kilometra në orë. Së shpejti pritet të del para drejtësisë, për mos bindje ndaj urdhrave të personave zyrtarë dhe për tejkalim shpejtësie. /Telegrafi/

adoleshenti-bie-ne-radar-duke-vozitur-nje-ford-mustang-me-330-kilometra-ne-ore-foto-2