LAJMI I FUNDIT:

Grujevski e Boshkovski nesër para gjykatës në Selanik

Grujevski e Boshkovski nesër para gjykatës në Selanik

Nesër në Selanik Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të gjykohen për posedimin e pasaportave false bullgare. Seanca është caktuar në orën 12, ndërsa për momentin mbetet një enigmë nëse për veprën që ngarkohen, eventualisht do të marrin dënim me burg në Greqi.

Policia greke dyshen e pandashme Grujevski dhe Boshkovski i arrestoi në aeroportin e Selanikut, nga ku duhej të udhëtojnë për në Budapest. Dyshja e DSK-së u bë e dyshimtë për shkak të cilësisë së dobët të pasaportave. Goran Grujevski ka ndërruar emrin në Hristo Atanasov ndërsa Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan.


Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, shpjegoi se dyshja e policisë sekrete kishte logjistikë nga Maqedonia, derisa ishin në arrati. Por, me ndihmën e shërbimeve të rajonit ata janë gjetur dhe arrestuar, pasi Interpoli lëshoi urdhër arresti për ta.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk do të ketë nevojë për intervenim politike në Greqi për t’i ekstraduar agjentët sekret.

Përndryshe Grujevski dhe Boshkovski duhet të ekstradohen që të gjykohen për aferën e përgjimeve të paligjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori