LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Të ardhurat e vetme i kam nga rroga

Gruevski: Të ardhurat e vetme i kam nga rroga

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruesvski në përgjigjen e tij ndaj konferencës për shtyp të deputetit të LSDM, Petre Shilegov, pohon se të hyrat e tij të vetme në vitet e fundit janë nga të ardhurat e rrogës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me tërë përgjegjësinë morale dhe materiale pohoj që i vetmi burim që e kam këtyre viteve të fundit janë të hyrat nga rroga të cilën e pranoj. Mënyra e vetme në të cilën fitoj të ardhura është përmes pagës të cilën e pranoja. Nuk ekzistojnë asnjëfarë të hyra plotësuese, transferime të dyshimta ose të hyra siç dëshiron ti trillojë LSDM. Është renë e kulluar ajo që qenkan fshehur Listat anketuese të vitit 2014 dhe 2015. Ata ishin dorëzuar te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe janë të qasshme për opinionin. Jam i vetëdijshëm që Ligj aktual nuk e kërkon këtë, por sërish do të apeloja deri te KShPK ti vendos në shqyrtim fletat e mija anketuese, thotë Gruevki në njoftimin me shkrim drejtuar mediave.


Përndryshe Shilegov sot pasdite mbajti një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozoi fletët anketuese të Gruevskit duke thënë që ish kryeministri për një vit ka kursyer pothuajse 120,000 euro./Telegrafi/