LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Sërish do të fitojmë ne

Gruevski: Sërish do të fitojmë ne

Hulumtimet tregojnë se OBRM-PDUKM sërish do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor me dallim të madh, deklaroi lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në takimin e sotëm me përfaqësuesit dhe deputetët e Partisë Popullore Еvropiane (PPE), të cilët marrin pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare të OSBE-së e cila prej dje mbahet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dhjetë vitet e fundit janë zbatuar shumë reforma dhe projekte të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Të gjtiha këto rezultate dhe projekte ishin të njohura nga qytetarët e Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë votuan për OBRM-PDUKM-në dhe koalicionin që e udhëheqim. Ajo ishte konfirmuar në të gjitha zgjedhjet në dhjetë vitet e fundit. Tani janë zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të gjithë indikatorët tregojnë se sërish do të fitojmë në zgjedhjet me dallim të madh”, tha Gruevski.


Ai shfaqi shpresë se me këto zgjedhje kriza politike në Maqedoni do të përfundojë, dhe se duhet të respektohet vullneti i popullit i shprehur në zgjedhje.

Ai shtoi se para vendit qëndrojnë edhe shumë sfida tjera siç janë reformat ekonomike, të cilat duhet të sillen deri te anëtarësimi në BE dhe NATO. Veçanërisht e theksoi edhe rolin e vendit në ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe atë migruese duke nënvizuar se Maqedonia është vendi kyç i cili kontribuon të mbyllet ruta ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori