LAJMI I FUNDIT:

Gruevski ka paguar 7 mijë euro në muaj këshilltarë nga shtete të jashtme

Gruevski ka paguar 7 mijë euro në muaj këshilltarë nga shtete të jashtme

Dy britanez, një amerikan, një slloven dhe një izraelit janë shtetasit e huaj të cilët ish-kryeministrat Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev, i kanë angazhuar si këshilltarë gjatë mandateve të tyre. Ata kanë këshilluar kryeministrat për ekonomi, turizëm, politikë të jashtme dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

TV Telma njofton se këshilltarët e huaj për shërbimet e tyre janë paguar nga 2 mijë deri 7 mijë dollarë në muaj, shumë në të cilën nuk përfshihen biletat e udhëtimeve dhe akomodimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Izraeliti Jehoshua Shuki Glajtman, është këshilltarë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacioneve. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2012, për shërbime një vjetore ka fituar 26 mijë dollarë. Sipas llogarive të biletave të aeroplanëve të cilat i ka paguar qeveria, ai ka qenë i angazhuar edhe në tre vitet e ardhshme.

Britanezo Colin Geffrey, për herë të parë në Maqedoni erdhi në vitin 2008 si përfaqësues i Jonson Meti, ndërsa për shërbimet e tij Gruevski e ka paguar 4 mijë euro në muaj.

Për sllovenin Marjan Hribar mund të gjenden informacione se është drejtor i filialës austriake të kompanisë turistike “Kompas”. Ai për shumën e 2500 eurove në muaj, ka këshilluar Gruevskin në fushën e turizmit në Maqedoni.

Amerikani George Pery sipas marrëveshjes me qeverinë të nënshkruar në 2013 është angazhuar për tërheqjen e investuesve të huaj nga industria e automobilistikës dhe për këtë është paguar 5 mijë dollarë në muaj.

Mes këshilltarëve të Gruevskit dhe Dimitrievit është edhe Aleksandar Nikovski, djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, i cili është paguar 3 mijë euro në muaj. Nikovski ka pasur detyrë të promovojë mundësitë për investim në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori