LAJMI I FUNDIT:

Gruevski është “marrë vesh” për takimin me Clinton?

Gruevski është “marrë vesh” për takimin me Clinton?

Lideri i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, është ‘marrë vesh’ për takimin me Hillary Clinton, kandidate demokratike për kryetar shteti, mëson Plusinfo nga burime të brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi mund të zhvillohet në javën e ardhshme dhe pritet Gruevski të mbështes kandidaturën e Clinton.


Ne ka detaje sesi OBRM-PDUKM arriti të lobojë për një takim të tillë dhe për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Planet e Gruevskit thuhet se mund të anulohen vetëm nëse ka përkeqësim në shëndetin e Hillary Clinton.

Por nga ana tjetër OBRM-PDUKM e ka mohuar lajmin dhe tha se është “krejtësisht e pavërtetë”. /Telegrafi/