Kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski sot përsëriti qëndrimin e tij që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç theksoi, OBRM-PDUKM-ja do të jetë parti fituese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Apeloj që më 15 tetor, data për të cilën përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të mbahen zgjedhjet lokale, të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Besoj se, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Pesëmbëdhjetë tetori është afati më i afërt që LSDM-ja mund ta pranonte në bisedimet dhe shpresoj se OBRM-PDUKM si parti fituese në këto zgjedhje parlamentare do të dalë sërish si fituese e zgjedhjeve lokale”, tha Gruevski, pas vizitës që realizoi në Komunën e Karposhit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251