Artan Grubi nga radhët e BDI-së në ‘Facebook’ thotë se tani është koha për maturi dhe qetësi por edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Koha është për maturi, qetësi dhe për tii përvjelë mangët që fuqishëm të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike, reformat më se të nevojshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës së pakompromistë kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe rimëkëmbjes ekonomike për të sanuar pasojat nga CoVid-19 duke themeluar institucione me përgjegjësi”, shkruan Grubi.

Ndryshe, BDI në fushatën zgjedhore e bazoi në kryeministrin shqiptar, duke promovuar kështu Naser Ziberin për kryeministër.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti insiston që Naser Ziberi të propozohet për kryeministër, por sipas Ziberit, lideri i BDI-së nuk i ka mbyllur të gjitha dyert./Telegrafi/

Koha është për maturi, qetësi dhe për ti përvjelur mangët që fuqishëm të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike,…

Publiée par Artan Grubi sur Mercredi 22 juillet 2020